Rrihet gjatë natës nga dy të rinj një infermier i Spitalit Rajonal Berat.Ernito Shehu ka rënë pre e grushtave të dy të rinjve,pasi u kishte prerë pa dashje rrugën në korridoret e spitalit. Agresorët K.Sh dhe E.D janë shpallur në kërkim policor.
Një infermier në Spitalin Rajonal të Beratit ka rënë pre e dhunës fizike të dy të rinjve.Ngjarja ka ndodhur natën e djeshme brenda ambjenteve të Repartit të Urgjencës në këtë spital.Mësohet se dy të rinjtë kanë qënë në korridorin e spitalit kur janë përplasur me infermierin Shehu dhe duke i kërkuar llogari se përse u kishte prerë rrugën,janë konfrontuar fillimisht me fjalë me infermierin,më pas e kanë goditur këtë të fundit me grushta e shkelma dhe më pas janë larguar nga spitali në drejtim të paditur.Mësohet se pas hetimeve të kryera,policia ka arritur të identifikojë dy të rinjtë që goditën infermierin Ernito Shehu.Agresorët me iniciale K.Sh dhe E.D janë shpallur në kërkim nga policia,ndërkohë që infermieri ka marrë lëndime të lehta dhe është mjekuar.Burime policore konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se infermieri nuk kishte njohje të mëparshme apo konflikt me këta shtetas.