Numri i aksidenteve rrugore ka pësuar rritje gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në raport me shtatorin aksidentet janë rritur me 16.7%. Konkretisht, në muajin Tetor 2023 numërohen 98 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura në muajin Tetor 2022.
“Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 16,7%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 130 persona nga 105 në muajin Tetor 2022.
Gjatë këtij viti me përjashtim të muajve janar, mars, prill dhe maj në përgjithësi çdo muaj ka rezultuar me rritje të numrit të aksidenteve në raport me muajin respektiv të vitit paraardhës”, thuhet në njoftim
Sipas INSTAT në tetor aksidentet rrugore, në 83,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Por cila është grupmosha që rezulton në këtë muaj si më problematike në timon.
“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 26,5% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.