top of page

Rrjetet sociale ziejnë pas skandalit seksual, Gjici mbyll 'Facebook', asnjë reagim nga PS dhe Rama


TIRANË- Skandali seksual që përfshin ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit është bërë viral edhe jashtë Shqipërisë. Përveç shpërndarjes në 'Instagram', Facebook, TikTok dhe Twitter, ajo u bë material edhe për portalet jashtë vendit. Kështu një nga portalet më të njohura sportive në botë, 'Sportskeeda' shkruan se njerëzit në mediat sociale kanë mbetur pa fjalë nga kjo video.


“Lideri politik shqiptar, Safet Gjici, ka shokuar internetin pasi një video e tij në një pozicion komprometues u bë virale. Kryebashkiaku i Kukësit shihet në momente intime me një grua të paidentifikuar në zyrën e tij. Ai njoftoi dorëheqjen e tij pasi video bëri xhiron e saj në internet. Që atëherë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar duke shprehur mosbesimin e tyre,” shkruan portali.


Sipas saj, disa po e krahasojnë Gjicin me Bill Clinton. Portali thekson më tej se nuk është hera e parë që një lider politik shqiptar përfshihet në një skandal seksual. Sipas tyre, më herët ishte një tjetër kryebashkiak, Shukri Xhelili që humbi postin për shkak të një incidenti të ngjashëm.

“Bill Clinton shqiptar”: Videoja e Safet Gjicit bëhet virale në Tëitter, e lë internetin në mosbesim'- shkruajnë ata.


Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë.

bottom of page