Rruga Qukës-Qafë Plloçë, sot meriton medalje, jo vetëm si kantieri me rekordin negativ më të zgjatur të punimeve në Evropë, por edhe përtej. Medalja, madje mund t’i jepet edhe për çmimin që në krye të herës u llogarit 135 mln euro, ndërsa me kalimin e viteve u rrit në 250 mln. Dhe për të marrë, shtesën janë dashur përpjekje, negociata, kontrolle dhe ndryshime të projektit në letër.“Kompanitë po bëjnë një punë shumë të mirë dhe me zgjidhjen e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do të jetë funksionale në vitin 2019 duke kompletuar këtë segment të rëndësishëm, duke afruar Korçën me Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë”, deklaroi në janar 2018 , Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Në filozofinë tonë është ajo çka e kemi deklaruar, që duhet të përfundojmë të gjitha projektet e nisura. Fatkeqësisht, megjithëse është thënë që janë filluar rrugë ato asnjëherë nuk kanë qenë plotësisht të financueshme. Njëkohësisht do të hapim dhe ato segmente që kompletojnë arteriet e vendit”, tha ai.
Përpjekjet e para për të hapur gjurmën, ku do të hidhej asfalti u bënë në shkurt të vitit 2013, kur në Ministrinë e Financave u firmos kredia që do të financonte të gjithë segmentin, por që nuk arriti të merrte formë konkrete, pasi në hartën ku duhej të kalonte rruga, ishte bërë vetëm një vijë dhe shumë pak studime teknike.
“Ka nisur një rrugë vetëm në letër, pa studime, pa një projekt të mirëfilltë, thjesht dhe vetëm se ishim para një fushatë elektorale 2013, ku ishte e nevojshme të tenderohej diçka dhe të tregohej se për atë zonë po punohej”, thotë Ervis Berber, drejtor i ARRSH.
“Mungesa e këtyre 2 elementeve ka sjelle vonesa, sepse nuk llogarit gërmimet, mbushjet dhe këto të gjitha kërkojnë edhe fonde shtesë, fonde të cilat nuk kanë të mbaruar”, shprehet Romeo Nazarko, inxhinier.
Kush e sabotoi punën në Qukës-Qafë Plloçë
Për qeverinë shqiptare huan e dha Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim. Zyrtarisht, punimet për ndërtimin nisën në korrik të vitit 2015 dhe shiriti duhej të pritej tri vite më vonë, por as kjo nuk ndodhi.
“Nga ajo që unë kam informacion, problemet janë të lidhura me projektin. Nëse një projekt është I saktë atëherë dhe fondi që nevojitet për të realizuar rrugën në rastin konkret është i përcaktuar. Unë di që nuk ka pasur një projekt dhe kjo ka çuar në mosrealizimin e fondit. Me kalimin e kohës u vu re që nuk kishte projekt, nuk ishin marrë masa për mbrojtjen e skarpatave dhe më e rëndësishmja ishte që mungonte financimi për të përfunduar “atë që ishte projektuar”. Kjo çoi në premtimet e përhershme që rruga do mbarojë, do mbarojë, do mbarojë. Në momentin që erdhëm në qeveri pamë dhe konstatuam problemet që kishin lënë peng këtë rrugë, ku konstatimi kryesor ishte mospasja e projektit dhe financimit dhe arritëm pikën që po japim afate të mirëqena”, thotë Nazarko.Kush do udhëtojë në Qukës-Qafë Plloçë
Gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, tregojnë se problemi i parë me këtë rrugë nis që në projekt-zbatimin origjinal, i cili është i mangët, joserioz dhe nuk llogariste faturën e fshehur e të kripur, që duhej të shtohej deri në përfundim të punimeve. Edhe ekspertiza për parametrat dhe sigurinë, ka qenë i pjesshëm.
“Rruga është e ndarë në 4 lote. Loti 0 është realizuar në 3 km e para dhe nuk iu nënshtrua auditit të sigurisë rrugore. Kjo rrugë do azhornohet me Qafë-Thanën. Në këtë aspekt, kjo vonesë ka bërë mirë sepse do të azhornohet”, thotë Spartak Tarka, inxhinier ndërtimi dhe transporti.
Për njerëzit që udhëtojnë në rrugën Tiranë-Korçë ose anasjellas, gjatë dekadës së fundit, investimet në segmentet brenda saj, kanë shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit në rreth 2 ore e 30 minuta nga 4 ose më gjatë. Në këtë mënyrë, edhe vëmendja e pritshmëritë tek rruga alternative Qukës-Qafë Plloçë janë zbehur. Madje, shpresat u shuan dalëngadalë, edhe tek banorët e krahinës së Mokrës e të Qukësit, të cilët më shumë se kushdo, mezi e kanë pritur hapjen e rrugës që i nxjerr nga izolimi.
“Është rrugë e vështirësisë së lartë, pasi kemi të bëjmë me një terren të thyer malor. Është një rrugë malore me gjeologji të vështirë. Është një rrugë me shpate të larta, me formacione të shkatërruara nga agjentët atmosferikë. Çdo ndërhyrje ka pasoja prapavepruese. Kjo gjë ka sjellë edhe pak shtyrjen në kohë, si dhe një degradim të vogël të skarpateve. Por, me ndërtimin e rrugës, deri tani ky terren malor që na ka penguar do na kthehet në terren panoramik”, shprehet kreu i ARRSH.
Kush e sabotoi
Për qeverinë shqiptare huan për ndërtimin e rrugës e dha Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim. Zyrtarisht, punimet për ndërtimin nisën në korrik të vitit 2015 dhe shiriti duhej të pritej tri vite më vonë, por as kjo nuk ndodhi.
Inxhinieri i ndërtimit dhe Transportit Spartak Tarka, tha se mospatja e një projekti çoi në mos realizimin e fondit.
“Nga ajo që unë kam informacion, problemet janë të lidhura me projektin. Nëse një projekt është i saktë atëherë dhe fondi që nevojitet për të realizuar rrugën në rastin konkret është i përcaktuar. Unë di që nuk ka pasur një projekt dhe kjo ka çuar në mosrealizimin e fondit”, tha Tarka.
Drejtori i ARRSH, Ervis Berberi zbuloi dhe arsyet pse finacimi ishte llogaritur gabim.
“Me kalimin e kohës u vu re që nuk kishte projekt, nuk ishin marrë masa për mbrojtjen e skarpatave dhe më e rendësishmja ishte që mungonte financimi për të përfunduar “atë që ishte projektuar”. Kjo coi në premtimet e përhershme që rruga do mbarojë, do mbarojë, do mbarojë. Në momentin që erdhëm në qeveri pamë dhe konstatuam problemet që kishin lënë peng këtë rrugë, ku konstatimi kryesor ishte mospasja e projektit dhe financimit dhe arritëm pikën që po japim afate të mirëqena”, tha Berberi.
Sakaq inxhineri Romeo Nazarko u shpreh: “Ajo është një rrugë panoramike, që do t’i shërbejë zonës për zhvillimin e saj. Por, siç ka të mirat ka dhe të këqijat, sepse do të shkurtojë distancën, por jo kohën e lëvizjes, sepse aty do ecet me shpejtësi më të kufizuar. E gjithë vëmendja duhet të ishte përqendruar në korridorin 8 dhe kur të përfundohej ky i fundit, mund të vazhdohej me këtë rrugë”.