
Këto janë pamjet nga protesta e sotme e organizuar nga Lëvizja Demokratike e Gruas. Me pankarta në duar dhe me lule, gra dhe vajza, marshuan drejt kryeministrisë. Njëzëri, ato dënuan trajtimin e grave dhe kërkuan kushte më të mira.
“S’duam lule, duam drejtësi”
“S’jam skllave, jam grua”
“Të ngremë zërin për gratë që s’munden”
“Bashkohu që zëri juaj të dëgjohet”-ishin disa nga pankartat që mbanin në duar gratë.