top of page

“S’kam lekë”, shpërthen qytetarja: Ballokumen do ta ndaj me vajzën


Këtë të martë në shumë qytete të vendit u festua Dita e Verës, ku kryefjala ishte ballokumja.


Shumë qytetarë në Tiranë dolën për të shijuar rrezet e diellit dhe për të festuar ardhjen e pranverës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.


Një e moshuar u shpreh se nuk mund t’i përgatiste vetë ballokumet, për shkak të rritjes së çmimit të gjalpit dhe pensionit të ulët.


“E para ballokume që marr. Po marr vetëm 1 se nuk kam lekë. Ku t’i gjej lekët, jam pensioniste marrë vetëm 80 mijë lekë në muaj. Ti ia del dot me 80 mije lekë në muaj?!

Bashkë do ta ndajmë me gocën time.


bottom of page