Sali Berisha njofton protestë kombëtare më 3 Mars, ditën kur Gjykata e Apelit do vendosë për…
- Infrared Infrared
- Feb 14, 2023
- 1 min read

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi një javë më parë të caktonte datën për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Palët në proces janë njoftuar dhe grupi Alibeaj e ka përshëndetur vendimin për 3 Marsin, pas muajsh zvarritje.
Në këtë ditë do të vendoset se cili do të jetë lidershipi legjitim i PD, Sali Berisha apo kryetari i komanduar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj. Mirëpo, një zhvillim tjetër i rëndësishëm pritet në këtë datë.
Burime zyrtare nga selia blu konfirmojnë se më 3 Mars Sali Berisha do të mbledhë popullin opozitar në Tiranë, në një tjetër protestë kombëtare.
Më 11 shkurt, opozita e bashkuar mbajti protestën e parë për vitin 2023, e cila u pasua tre ditë më vonë, dje, nga një protestë tjerë para Kuvendit. Edhe pse ishin bërë thirrje për revolucion, të dy tubimet e fundit ishin paqësore dhe pas dy orësh protestuesit u kthyen në rrethe.
Comments