top of page

Salianji: Familjarëve të dëmtuar nga tërmeti i kërkojnë para


Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në Kavajë në mbylljen e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit.


Ai u shpreh se gjatë këtyre javëve demokratët kanë denoncuar një prej aferave më të mëdha se si socialistët abuzojnë me fondet e tërmetit.


Salianji u shpreh se familjarëve të dëmtuar nga tërmeti i kërkojnë para, ndërkohë që ‘kryesekseri’ i bashkisë Rydi Dyrmishi ka marrë vilë me katër kate.


“E keni dëggjuar kryeministrin se si thotë që po i ndërtojmë qytetarët me rindërtimin. Rindërtimi është një aferë se si paratë shkojnë në xhepat e PS.


E patë si kryesekseri i bashkisë, Rudi Dyrmishi me vilë katër kate kishte marrë dy apartamente në emër të familjarëve të vet ndërkohë që atyre që u janë prishut shtëpitë nha tërmeti u thjotë që duhet të paguajnë para. Do i ndajë Finsik Qosja, do ia heqim hajdutëve. Reagimi i PS dhe Bashkisë së Kavajës ishte përtej çdo imagjinate.


Thanë nuk i kanë dhënë apartamente vetëm atij por gjithë Partisë Socialiste. Edhe për këtë arsye masivisht duhet të dalim në votim. Sondazhi para dy ditëve na sjell në bashkinë e Kavajës më shumë se 2 mijë vota dhe duhet të thellojmë diferencën. Kavajën nuk e mposht dot. Dua ta mbyll që gjatë gjithë fushatës, ne kemi qenë me program ata me dyuar në xhepa, ne takime, ata me thasë me para”, tha Salianji.

bottom of page