top of page

Samiti në Londër, Trump sulmon Evropën: Mos u mërzisni për Putinin, shikoni emigrantët që ju përdhunojnë dhe vrasin

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë befasuese në lidhje me Evropën dhe qëndrimin e tij ndaj Rusisë disa orë pas Samitit të Londrës për Ukrainën. Duke këmbëngulur në politikën e tij kundër emigracionit, presidenti amerikan kërkoi në një postim në Truth Social që "të shqetësohet më pak për Putinin dhe më shumë për emigrantët që përdhunojnë, drogojnë dhe vrasin".

Siç tha ai, këtë duhet të bëjnë amerikanët “që të mos përfundojmë si Europa”.Europa”.


“Ne duhet të shpenzojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë kohë duke u shqetësuar për bandat e përdhunuesve, bosëve të drogës, vrasësve dhe njerëzve nga institucionet mendore që vijnë në vendin tonë  që të mos përfundojmë si Europa", ka shkruar  presidenti amerikan.

Ndryshimi i qasjes së Trump ndaj luftës dhe Rusisë u reflektua më së shumti në mënyrën e papërshtatshme që ai iu drejtua presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Përplasja e paprecedentë publike rezultoi në largimin e Zelensky nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për tokat e rralla.

Kthimi i Trump drejt Putinit ka ndezur kambanat e alarmit në të gjithë Evropën, si dhe në Partinë Demokratike të SHBA-së, e cila ka shprehur shqetësime për sigurinë kombëtare.

bottom of page