top of page

Sefa i jep 200 MLN lekë pa garë Blenard Durmishit, 1700 familjeve digjen për ujë


Shumë fshatra në Lushnjë vuajnë për ujin e pijshëm, sidomos gjatë stinës së verës, për shkak se puset që ata kanë hapur shterojnë. Por, kryebashkiakia e tyre Eriselda Sefa, në vend t’i ndihmojë, po i ngarkon 1700 familje me një barrë pagese, megjithëse nuk marrin furnizim me ujë ujësjellësi.

Dhe vjelja e parave nga xhepat e tyre po bëhet në mënyrë indirekte, por edhe korruptive.



Po për t’i furnizuar me ujë, kryetarja Sefa do të bëjë më parë një studim projekti.

Për këtë bashkia Lushnjë ka hapur në tetor të vitit 2023 tenderin me objekt “ Studim Projektim Furnizimi me ujë i fshatrave Goricaj, Sopez, Senesa, Ferras, Mërtish, Këmishtaj, Spolate, Gradishte, Fier Seman, Gungas, Babunje, Babunje e re në njësinë Gradisht”. Mësojmë fituesi është shpallur ditën e mërkurë, 24 janar 2024, duke përfituar fondin rreth 200 milionë lekë (Pa TVSH).



Pyetja që ne kemi për Sefën dhe stafin e saj në Shoqërinë e ujësjellësit Lushnjë, është si e përllogaritën fondin limit? Pse duhet të shpenzohen kaq shumë për një këqyrje të situatës dhe hartimin e një raporti.

Kujtojmë se paraardhësi i Sefës shkoi në burg pikërisht një aferë të tillë.

Në fazën e parë të procedurës Sefa ka kaluar si të vlefshme të tri ofertat e paraqitura, por në fazat e tjera dy prej tyre i ka skualifikuar menjëherë dhe zarfi i vetëm mbeti nga bashkimi i kompanive “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS” Shpk – “PLAN-CONSULT” Shpk.



Pra, kontrata u firmos pa zhvilluar garë dhe duke cenuar konkurrencën. Prandaj edhe tenderi është klasifikuar me “Flamur të Kuq” nga Open Data, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë vëmë re një detaj tjetër që këto para kanë shkuar në duart e Blenard Durmishit, sepse të dyja kompanitë më sipër janë në pronësi të tij.

“ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS” Shpk në dokumente rezulton me pronar Olset Haxhiun, por themeluesi dhe pronari i vërtetë është Blenard Durmishi, i cili me siguri ka bërë këtë kalim të aksioneve për të mbuluar veprimet në tendera.

Pra, me këto prapaskena dhe manipulime Durmishi i favorizuar nga Sefa do të marrë 200 milionë lekë. Në fakt këto lekë do t’u merren nga taksat familjeve që prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

bottom of page