Turistët serbë preferojnë Shqipërinë para Greqisë për të bërë pushime. Kështu shkruhet në artikullin e dedikuar Shqipërisë nga media serbe 'b92.net' sa i takon destinacioneve kryesore turistike dhe zonave ku çmimet janë më të lira krahasuar me zona të tjera. Por në artikull përveç detajeve që do t’i bënin serbët të zgjidhnin Shqipërinë para Greqisë theksohet gjithashtu se destinacioni më i mirë për ta për momentin duke është qyteti i Durrësit.
Kjo për shkak të çmimeve të ulëta për ushqimin dhe akomodimin në resorte të caktuara ku akomodimi ditor mund të variojë nga 30 deri në 60 euro për familje.
Durrësi paraqitet të jetë destinacioni më i afërtpor edhe me i përshtatshmi për pushimet verore.Çmimet e shërbimeve janë ende shumë të favorshme, pra janë deri në 50 për qind më të ulëta në krahasim me Greqinë apo Malin e Zi” thuhet në artikull.“Një darkë peshku për dy me një shishe verë është 30-40 euro dhe në Shqipëri ka verë të mirë. Njerëzit janë të sjellshëm dhe punëtorë”, tha gazetari Seniçiç, duke ka shtuar se akomodimi në apartamente dhe hotele në Shqipëri është mesatarisht 20 për qind më i lirë sesa në vendet e tjera.
Tradicionalisht jugu është më i shtrenjtë, ndaj çmimet në Ksamil variojnë nga 700 deri në 3200 euro në apartamente private ose nga 800 deri në 4600 euro në hotele për 10 ditë.