Prej disa javësh në zonën doganore të Portit të Tivarit janë bllokuar më shumë se 20 kamionë të importuar nga kompania serbe “Millennium Team”, për të cilat burime të gazetës malazeze ‘Pobjedës’ pohojnë se janë automjete ushtarake, ose më saktë raketambajtëse nga të cilat janë hequr hendekët.
Drejtoria doganore informoi se mjetet e bllokuara janë deklaruar në organin doganor si makina ndërtimi. Për të mos u dalluar automjetet janë lyer me ngjyrë të verdhë nga jashtë, ndërsa pjesa e brendshme ka mbetur në ngjyrë jeshile, e ashtuquajtura SMB e përdorur nga ushtria. Nga Drejtoria doganore është konfirmuar se automjetet janë të bllokuara në portin e Tivarit.
Sipas informacioneve jo-zyrtare, automjetet kanë marrë leje për të vazhduar udhëtimin për në Serbi. Nga burime konfidenciale u bë e ditur se automjetet janë importuar nga Kina (Shanghai) nëpërmjet kompanisë serbe “Millennium Team”
Burimet për ‘Pobjedën’ megjithatë, janë skeptike dhe nuk janë të sigurta se dërgesa e mbërritur nga Kina në Portin e Tivarit për tregun serb është vërtet civile.
Autoritetet malazeze duhet të ishin shumë më të kujdesshme, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Serbia është sërish një kërcënim për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, ka kërcënuar vazhdimisht me armatim shtesë.
Disa ditë më parë, presidenti serb – pasi emëroi Millosh Vuçeviçin, presidentin zyrtar të Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit – tha se Serbia është “në një pozicion specifik sepse” ata janë “të vetmit me status neutral ushtarak në këtë pjesë të Rajon”.
Mediat serbe shkruajnë se pronarët e kësaj kompanie – Ivan Bošnjak dhe Stojan Vujko janë njerëz besnikë të Vuçiçit, por edhe se janë vetëm pronarë formalë.