top of page

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Sipas njoftimit, të cilin Albanian Post e disponon, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-ve për të ndërprerë zbatimin , detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve në pritje të rishikimit të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

Partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim.

Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:

  • Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

  • Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

  • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

  • Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

  • Ministria e Mbrojtjes

  • Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

  • Ministria e Arsimit dhe Sportit

  • Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

  • Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

  • Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

  • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

  • Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

  • Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

  • Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

  • Këshilli i Lartë Gjyqësor

  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë

  • Gjykata Kushtetuese

  • Gjykata e Lartë

  • Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

  • Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

  • Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

  • Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

  • Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

  • Inspektori i Lartë i Drejtësisë

  • Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

  • Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

  • Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

  • Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

  • Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

  • Të gjitha pushtetet komunale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfiton nga ky rast për t’i ripërtërirë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë garancitë e konsideratës më të lartë.

Comments


bottom of page