
Një bos i njohur droge dhe prostitucioni në Itali, i dënuar me 11 vite burg, kryeson listën e kompanive sa i takon tenderave me vlerën më të madhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.

Bëhet fjalë për Lefter Lamajn, një personazh i dënuar me 11 vite burg për aktivitet kriminal në Itali, i cili qëndron pas kompanisë Dejvis shpk (me nipt K31420012M, me objekt në fushën e lavaderisë, kompani të cilën e ka kaluar në emrin në emrin e bashkëshortes së tij pa letra, Kristinka Leka.Kompania Devis shpk, me emër të ndryshuar në Abi’s, ka marrë 28 tendera me vlerë 26 milionë euro në shëndetësi, duke monopolizuar shërbimin e lavanderisë.Kompania e bosit të prostitucionit ka lënë pas kompani të tjera si Biometric Albania, GTS shpk, OES Distrimed, Megapharma, Pegasus, Euromed, Montal etj., për paratë publike që kanë kaluar në llogaritë e saj.
Pas një pauze në tendera, në 22 gusht 2024, Lefter Lamaj ka ndryshuar emerin e kompanisë nga Devis shpk në Abi’s shpk.
Në 17 shtator 2024, kompania me emër të ndryshuar ka fituar tenderin e radhës me vlerë 2.2 milionë euro për kryerjen e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar te Traumës.
Tenderi i dyshimtë është organizuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, një agjenci e cila ka qenë shpesh objek goditje nga SPAK për afera korruptive.
Ligji ndalon rreptësisht që të skeduarit dhe të dënuarit si bosë droge dhe krimi të marrin pjesë në tendera, ankande publike dhe në çdo proces për të përfituar para apo pasuri publike. Por, Lefter Lamaj ka bërë disa lëvizje, për t’i shpëtuar konfliktit të drejtëpërdrejtë me ligjin dhe për të kamufluar pastrimin e parave të pista.
Lamaj kaloi kompaninë ‘Devis’ shpk në emër të gruas së tij (jo me letra) Kristinka Leka, duke i shitur alsionet për gjoja 80 milionë lekëPas aktivitetit kriminal si një nga shefat e drogës dhe prostitucionit në Itali, Lefter Lamaj, në vitin 2004, themeloi kompaninë ‘Devis’, me objekt shërbim lavanderie dhe pastrim kimik. Pas identifikimit si bos droge në Itali, Lamaj, në janar të vitit 2008, ia kaloi kompaninë gruas së tij, Kristina Leka. Sipas kontratës, Leka do ia jepte 80 milonë lekë Lamajt jashtë zyrës noteriale.
Po ku i gjeti 80 milonë lekë Kristinka Leka për t’i blerë burrit të saj gjoja kompaninë Devis shpk?!
Që këtu duhet të nisë hetimet SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia.
Në vitin 2017, Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan Lefterin me qëllim për ta ekstraduar në Itali, pasi ishte dënuar me 11 vite burg për trafik droge dhe prostitucion.Sipas mediave italiane, “Lefter Lamaj, është shefi i padiskutueshëm i grupit të prostitucionit në Piacenza midis viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000″.
Gjatë këtyre viteve është shënuar edhe një “luftë” e fortë midis bandave në këtë vend, të cilat kanë kryer shumë krime të rënda gjatë kohës që kontrollonin aktivitetin kriminal të prostitucionit në Piacenza, një ndër krimet që kujtojnë mediat italiane, dhe që ka lënë gjurmë në memorie, është vrasja e amerikano jugores, Betty Ponce Ramirez, njëzetvjeçares që sipas mediave italiane kishte lidhje me Lefter Lamajn.Edhe pas arrestimit, Lamaj vijonte të merrte tendera në shëndetësi nga Ilir Beqja dhe më pas Ogeta Manastirliu, përmes kompanisë ‘Devis’, kamufluar në emrin e gruas.
Pas arrestimit, Lefter Lamaj nuk u ekstradua, por iu konvertua dënimi. Ai u dënua në Shqipëri me 5 vite burg nga 11 që ishte dënuar në Itali dhe shumë shpejt la qelinë. Sot Lefter Lamaj ka përzier paratë e krimit me paratë e tenderave që ka marrë dhe po merr nga ministrat dhe drejtorët e Edi Ramës.Ai përdor si maskë Kristinka Lekën për pastrimin e parave të drogës dhe prostitucionit me tendera, por kjo manovër nuk e ndalon SPAK që të godasë lidhjet kriminale mes Lamajt dhe kupolës së shëndetësisë, pasi ligji parashikon të gjitha format e kamuflimit të pastrimit të parave, përfshirë edhe përdorimin e bashkëjetueseve, të afërmve, të besuarve etj.