top of page

Shembull qytetarie nga Mati, kandidatët shtrëngojnë duart


Ky është me siguri shembulli më perfekt i një gare politike ku respekti është maksimal mes dy rivalëve.


Agron Malaj dhe Skënder Gjuci, dy kandidatët në garë për zgjedhjet e 14 Majit, për bashkinë e Matit kanë shtrënguar duart mes tyre, në prani të dhjetëra qytetarëve.


Ky gjest qytetarie u mirëprit nga qytetarët që frekuentonin panairin e prodhimeve bujqësore, blektorale, artizanale, etj.


Nuk është hera e parë që Malaj takohet dhe u afron bashkëpunim opozitarëve të Matit.

bottom of page