top of page

Sherr me thika në Pogradec, i mituri përfundon në spital

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Pogradec ka ndodhur një sherr mes të miturve i cili ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark, i plagosuri është dërguar në spital. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

Dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.

bottom of page