top of page

Sherr mes 2 djemve në Rreshen, i riu merr armën dhe të atin dhe qëllon drejt makinës së…


Një konflikt mes disa personave në Mirditë është shoqëruar të shtëna me arme zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Rrëshenit pak minuta më parë


RRËSHEN- Një konflikt mes disa personave në Mirditë është shoqëruar të shtëna me arme zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Rrëshenit pak minuta më parë.


Fillimisht janë përplasur fizikisht dy të rinj me njëri-tjetrin, e më pas babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Saimir Reçit. Gjatë largimit të këtij të fundit nga vendi i ngjarjes, për shkak të të shtënave me armë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën rrugës. 

Policia sqaron se dy të rinjtë u përplasen fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas, i riu Enrik Bardhi ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe bashkë me të atin Martin Bardhi kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. 


Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, për të kapur dy autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.






bottom of page