Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në Shijak, ku njëri ka mbetur i plagosur me mjet prerës.
"Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin Altin Farruku, 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.