top of page

Sherr mes tre personave në Mamurras, pas debatit autorët shkojnë dhe qëllojnë me armë jashtë banesës


Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Demokracia”, Mamurras.

Policia zqaron se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit Paulor Noka dhe Romario Gjoni banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Shtjefen Ndrekës, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Njoftim i policisë:

Kanosën me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 2 autorët e dyshuar.


Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.


Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

bottom of page