top of page

Shisnin kanabis në doza, arrestohen një i mitur dhe një 20-vjeçar


Një i mitur dhe një 20-vjeçar janë arrestuar sot në Shkodër, pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike kanabis nëpër doza.


Gjithashtu, gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve, në 2 lagje të ndryshme të qytetit, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.


Njoftimi i Policisë


Nga kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, konstatohen dhe goditen 2 raste të shpërndarjes në doza, të lëndës narkotike kanabis.


Vihen në pranga 2 autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza. Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:



Comments


bottom of page