top of page

Shiste drogra të forta në lokal, arrestohet 46-vjeçarja në Durrës


Një grua ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka përshtatur lokalin për shitjen e drogave të forta.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Alma Sula A. S., 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ndaj kësaj shtetaseje dhe në lokal, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.


Njoftimi i policisë së Durrësit:

Kishte përshtatur lokalin për shitjen e drogave të forta, në doza, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në ambiente të ndryshme në këtë qark, për të cilat sigurohet informacion nga inteligjenca informative, se mund të vihen në dispozicion të paligjshmërive të ndryshme, kanë konstatuar dhe goditur një rast të përshtatjes së një lokali, për përdorim droge.

Për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasja A. S., 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ndaj kësaj shtetaseje dhe në lokal, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

bottom of page