top of page

Shkarkohet Artan Lame, zbulohet kush e zëvendëson


Artan Lame është shkarkuar nga detyra. Lame mbante detyrën e kryeregjistruesit të Agjencisë së Kadastrës.

Të njejtat burime zyrtare bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar Dallëndyshe Bici, drejtoresha e përgjithshme e INUK.



Gjatë kohës që Lame ka qenë në krye të Agjencisë së Kadastrës, ndaj tij janë ngritur një sërë akuzash.


Një vit më parë ai u kallëzua në SPAK nga banorët e Laprakës për shkak të banesave që shembeshin nga projekti i Unazës së Madhe.

Por akuzat për Lamen kanë filluar edhe më herët. Pak vite më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim, me protagonist kryesor drejtorin e Agjencisë së Kadastrës,  për problematikat e procesit të legalizimeve në vitin 2017.


Në audiopërgjim, ai i thonte vartësve të tij se deputetët dhe ministrat kërkojnë ndihmën e tyre për zgjedhjet dhe i udhëzonte ata në lidhje me procesin e legalizimeve.

Lame dëgjohej qartë, duke iu thënë vartësve të tij se nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë, situata duhet mbajtur varur.

Kujtojmë se Artan Lame u emërua në krye të ALUIZNI-t në vitin 2013. Në 2019-ën, ky institucion u bashkua me hipotekën dhe u krijua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në krye të së cilës u vu sërish Lame. Tashmë, pas shumë vitesh ai është shkarkuar nga detyra.











bottom of page