top of page

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës


Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës. Burime konfirmojnë se Altin Gusho i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh, është shkarkuar sot nga detyra.

Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.


Sipas informacioneve, vendin e tij e zë Durim Toska.


Toska ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit.

Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit. Pritet prezantimi i drejtorit të ri në ditët në vazhdim.

bottom of page