top of page

Shkodër/ Humb kontrollin e motorit, 54-vjeçari ndërron jetë

Në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, një 54-vjeçar me inicialet Z.L, banues në Gomisge e Re, ka ndërruar jetë, pasi ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

Priten informacione të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak.

Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.


Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

bottom of page