top of page

Shkodër, përshtati lokalin për organizim të lojës Poker, arrestohet 41-vjeçari


Është arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar në Shkodër pasi akuzohet se kishte vënë lokalin që administronte, në dispozicion të organizimit të lojës Poker.


"Në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. R., 41 vjeç, banues në Shkodër.", njofton policia.


Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker. Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



bottom of page