top of page

Shokon vrasësi i nënës: Jam Skënderbeu, më detyruan rusët


Avokati i të dyshuarit për vrasjes e nënës së tij në Pejë, Urim Hyseni, ka thënë se është e nevojshme që klientit të tij t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik për shkak të deklaratave që ai i ka dhënë gjatë bisedës që kanë pasur.


Asdren Mekaj ka treguar se gjatë bisedave që ka patur me klientin e tij ai i ka thënë se “Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”.

Për këtë arsye avokati tha se nga Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.


“Dy herë ka tentuar Prokuroria që ta intervistojë klientin tim, por nuk ka mundur për shkak të gjendjes së tij të rëndë mentale dhe shëndetësore. Për arsye të mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes meje dhe të mbrojturit, përveç që më pengon mua të ofroj mbrojtje efektive, në përputhje me Kodin e Etikës dhe në përmbushje të të drejtës fondamentale që e gëzon çdo person i dyshuar për një krim, pavarësisht kësaj unë thellësisht besoj se është shumë e nevojshme që t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik”, ka thënë ai për mediat vendase.

Ndërkohë, sot Gjykata e Pejës la në burg Urim Hysenin i cili dyshohet se vrau nënën e tij ditën e djeshme.


Atij iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar.

Dje Urim Hyseni vrau në mënyrë makabër nënën e tij Hyrjie Hyseni. Shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja që djali kishte me nënën e tij prej disa kohësh. Ai e akuzonte nënën se ishte shkaktare për ndarjen nga gruaja.


Autori ishte i martuar me një grua nga Gjakova por për shkak se marrëdhënia mes tyre ishte rënduar, martesa kishte përfunduar me ndarje.

bottom of page