
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një granate.
Bëhet me dije se 3 persona kanë qenë duhe punuar tokën me bel, kun ë një moment ka shpërthyer një granatë e vjetër dhe për pasoje personat në fjalë kanë mbetur të plagosur.
Janë dërguar me urgjencë në spital shtetasit O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B. Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Librazhd/Informacion paraprak
Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.