Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të Premteje, në një mobilieri në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës.
Burime policore bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, por janë shkaktuar dëme materiale.
Një re tymi është ngritur në ajër pas shpërthimit, që ka shqetësuar banorët.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.