Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën pesë persona dhe ka lënë gjashtë të zhdukur ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat për të mbijetuar.
Shtatë persona janë trajtuar në spitalet e zonës. Shpërthimi ndodhi në fabrikën e “Palmer Company” në Ëest Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.
Nga hetimet do të përcaktohen shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.