top of page

Shpërthimi me tritol i makinës së Aldi Mustafës në Shkozet, shoqërohen në polici 8 persona


Tetë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e shënuar ditën e djeshme në Shkozet, ku makina e Aldi Mustafës u hodh ne erë me tritol teksa ishte në lëvizje.

Personat që janë shoqëruar janë marrë në pyetje në cilësinë e peronave që mund të kenë dijeni për ngjarjem. Po ashtu në pyetje janë marrë edhe familjarët e Aldi Mustafës.

Vetë Mustafa është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorëtë. Ai ka treguar se në mbrëmjen makinën e kishte të parkuar para banesës, ndërsa në drekë kur ka marrë mjetin ka shpërthyer.


“Makinën e kam lënë të parkuar para shtëpisë gjithë natën. Nuk ka qenë makina në servis. Kur e mora makinën në drekë shpërtheu. Nuk e di kush e ka vënë lëndën plasëse. Media me ka ngatërruar keq me akuzat që më thonë. Është faji i gazetarëve që me veshin me ngjarje që nuk kam lidhje. Nuk kam konflikte. Gjejeni ju si polici kush e ka vendosur eksplozivin.”, tha ai para oficerëve raporton gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë që Aldi Mustafa është një person me precedent penal. Aldi Mustafa rezulton edhe i dënuar më parë në shtetin gjerman me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kanosje.

Më 30 gusht 2021, Aldi Mustafa është ndaluar në makinë bashkë me dy persona të tjerë, teksa lëviznin në qytetin e Durrësit. Këta shtetas udhëtonin me BMË X5 dhe gjatë kontrollit të Policisë, kishin me vete një mitraloz dhe tre pistoleta, të gjitha armët me plumb në fole dhe gati për qitje.

bottom of page