Shkaterrohet nje organizate kriminale e dedikuar për trafikimin e sasive të mëdha të drogës që vepronte në disa provinca të Italise, konkretisht në provincat e Torinos dhe Asti dhe me degëzime në Lombardi, Veneto, Toskanë, Siçili dhe Sardenjë .
Operacioni policor u zhvillua nga organet policore dhe gjyqesore te Torinos.
Sekuestrohet mbi 100 kg kokainë e cila dyshohet se ka sjellë të ardhura të paligjshme prej 20 milionë eurosh.
Në rrotat e parmixhanit fshihej edhe kokaina. Efektivet ekzekutuan 10 urdher-arreste nga Gjykata e Torinos, prej te cileve 7 jane lene ne burg ndersa 3 te tjere jane ne arrest shtepie.
Sipas hetuesve, në krye te organizatës ndodhej një 37-vjeçar me kombësi shqiptare dhe grupi përbëhej nga italianë dhe shqiptarë.
Organizata kriminale furnizohej me sasi të mëdha kokaine nga jashtë, në veçanti nga Holanda dhe arrinte në Itali me kamionë. Më pas kokaina ruhej në magazina në provincat e Asti, Alessandria dhe Cuneo dhe në zona të tjera të Italisë veriore, përfshirë provincën e Rovigo.
Nëpërmjet korrierëve droga shperndahej në rajone të ndryshme (Piemonte, Lombardia, Veneto, Toskana, Siçilia dhe Sardenja).
Për transport përdoreshin automjete në pronësi ose me qira. Në prill policia kishte zbuluar 100 kg kokainë, ndërsa në qershor 25 kg të tjera ishin gjetur në provincën e Astit, në një furgon me drejtim Sardenjen të fshehura brenda 5 rrota djathi.