Shqipëria e milionerëve, Eksperti: Po zhduket shtresa e mesme
- Infrared Infrared
- May 17, 2023
- 2 min read

Pabarazia ekonomike në Shqipëri po thellohet vit pas viti, dhe masat e institucioneve vendase janë të padukshme përballë këtij fenomeni shqetësues. Ajo që po përjeton sot struktura e ekonomisë familjare, tregon për një pasurim të mëtejshëm të të pasurve ndërsa të varfrit po bëhen edhe më të varfër.
Ky shqetësim është konstatuar së fundmi edhe nga Banka Botërore e cila evidenton se pabarazia është rritur edhe më tej pas pandemisë COVID-19. Shkak për këtë gërryerje të të ardhurave të familjeve padyshim janë shpenzimet e rritura për shëndetin pas virusit dhe për konsum pas krizës së inflacionit.
Përpara krizës së inflacionit 40-45% e buxhetit të familjeve shkonte vetëm për ushqime, kjo shifër arrin deri në 7-80% tek familjet e varfra.
“Norma mesatare e inflacionit gjatë vitit 2022 ishte 6.7 për qind, e ndikuar nga çmimet e ushqimeve dhe transportit. Rritje të tilla po ndikojnë negativisht tek qytetarët më të varfër, duke pasur parasysh peshën më të madhe që kanë këto artikuj në shportën e tyre të konsumit”, thotë Banka Botërore.
Banka Botërore për vitin 2022, e vlerëson varfërinë e Shqipërisë në nivelin 23.9%, duke shënuar një rënie të lehtë në raport me vitin 2021.

Një tjetër raport që flet për pabarazinë në vend është edhe ai i kostos së jetesës për vitin 2023, ku pritet një rritje e shtrenjtimit të kostove me 9.4%. kjo shifër tregon që familjet e varfra në vend kanë pasur dhe do të kenë edhe më shumë kosto për shpenzimet e ushqimeve vetëm si pasojë e inflacionit të lartë. Një përkeqësim i mëtejshëm i inflacionit do të përkeqësonte edhe më shumë situatën ekonomike të familjeve e do të thellonte më shumë pabarazinë.
Viti 2022 fundosi më tej të varfrit
Më shumë se 2.5 milionë depozita janë të hapura në sektorin bankar dhe në shoqëritë e kursim kreditit në Shqipëri.
Këto shifra bëhet të ditur nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave e cila raporton se deri në fund të vitit 2022 totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1,518 mld lekë ndërsa totali i depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit ishte 10.3 mld lekë.
Numri i depozituesve individë që përfitojnë nga skema e sigurimit në sistemin bankar, në fund të vitit 2022 është 2,598,9083. Nga këto 93% e individëve (1.5 milionë qytetarë) kishin depozita me vlerë më të madhe se 100 lekë deri në 2.5 milionë lekë, me një vlerë totale 480.8 miliardë lekë. Nëse bëjmë një përpjestim të vlerës së depozitave me numrin e depozituesve mesatarisht një qytetar ka në llogari 320.5 mijë lekë.
Ndërkohë 114 mijë qytetar me depozita mbi 2.5 milionë lekë, vlera e të cilave kalon 680 miliardë lekë, ose mesatarisht në llogari kanë rreth 6 milionë lekë, vlerë shumë herë më e madhe se 93% prej qytetarëve.
Numri i depozituesve individë që përfitojnë nga skema e sigurimit në sistemin bankar, në fund të vitit 2022 është 2,598,9083. Nga këto 93% e individëve (1.5 milionë qytetarë) kishin depozita me vlerë më të madhe se 100 lekë deri në 2.5 milionë lekë, me një vlerë totale 480.8 miliardë lekë. Nëse bëjmë një përpjestim të vlerës së depozitave me numrin e depozituesve mesatarisht një qytetar ka në llogari 320.5 mijë lekë.
Comments