top of page

“Shqiptarët paguajnë çdo ditë 90 mijë € për 2 ‘tigrat’ e Belindës”


Nga Lezha, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria porti i Durrësit kushton së paku 5 miliardë euro, pasuri publike e shqiptarëve që vidhen dhe u grabiten nga mafia e Edi Ramës.

Ai shtoi se janë marrë edhe dy gjeneratorë në det, Tigri 1 dhe Tigri 2, që i quajti trigrat e Belindës të cilët që kur kanë ardhur në ato ujëra gjer sot nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energjie elektrike.

“Firmos afera 420 mln djegësit, ata duhet të jenë pronë e juaja, por nuk ekzistojnë askund, asnjë. Kurse paratë tuaja kanë përfunduar në llogaritë ofshore të tyre. Vetëm porti i Durrësit kushton së paku 5 miliardë euro, pasuri publike e shqiptarëve që vidhen dhe u grabiten nga mafia e Edi Ramës.

Miqtë e mi, nuk po ndalem në shifra të mëdha, por në dy të vogla. Për djegësat paguajmë çdo ditë rreth 100 mijë euro. Tani kanë dalë dhe dy gjeneratorë në det që Belinda u thotë Tigri 1 dhe Tigri 2, trigrat e Belindës të cilët që kur kanë ardhur në ato ujëra gjer sot nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energjie elektrike. Kurse ju, qytetarë të mirë të Lezhës dhe Shqipërisë, paguani qera çdo ditë atyre, pa prodhuar asnjë kilovat orë, 90 mijë euro në ditë. 64 mln euro vetëm ato gjobisin shqiptarët. Natyrisht i ndan Belinda me tigrat e tij dhe Rama merr pjesën e vet. Pra aq sa ka zogu, jetik ajrin, aq e kanë jetik edhe qytetarët e Lezhës, ndryshimin”, tha Berisha.

bottom of page