top of page

Shqiptarët, “të çmendur” pas targave të personalizuara, i pari e merr reperi Noizy


Nga data 1 mars, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar nisjen e shërbimit risi të targave të personalizuara, një shërbim i kërkuar prej kohësh nga të gjithë të apasionuarit pas makinave.


Në vetëm 5 ditë nga dalja live e konfiguratorit online janë realizuar 92,153 kombinime ndërkohë janë rezervuar 182 targa që në ditën e parë të nisjes së shërbimit, 1 mars.


Reperi i mirënjohur Noizy, çeli siparin e kësaj risie duke u pajisur i pari me targën N00IZY.


Çdokush mund ta aksesojë shërbimin online në www.targaluksi.dpshtrr.al duke provuar kombinimet e dëshiruara me 5 deri në 7 karaktere.

bottom of page