Një pacient Shqiptar është paraqitur në klinikën kardiologjike Papa në Londër ,me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zëmrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qënë të vendosura në të kundërt. Rasti është zbuluar nga Kardiokirurgu i njohur shqiptar,Kristo Papa i cili punon në Londër dhe është ndër mjekët më të njohur në botë.Sipas doktorit ,pacienti i cili është i moshës 28 vjeçare ,është konstatuar me Destrocardia dhe kalim i organeve të barkut nga e majta ,pra në të kundërt.
Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para Shëndetësore.Sipas doktorit të mirënjohur ,në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerzish që kanë këtë lloj anomalie trupore.Papa është shprehur se do ta ndjek hap pas hapi rastin e të riut i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij .Doktor Kristo Papa ,është një prej doktorëve më të mirë Shqiptarë në botë,duke arritur të realizojë ndërhyrje të rralla kardiologjike .