top of page

“Shtëpitë e barit” në Durrës, Vlorë e Fier, Rrumbullaku porosi policëve: Shtoni kontrollet në terren


Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u ka dhënë disa porosi për strukturat policore, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Rrumbullaku ka bërë thirrje për të kontrolluar ambientet e mbyllura të dyshuara për kultivim të kanabisit, për kontroll të përjavshëm të terrenit, për kontrolle në bazë të analizës së riskut në pikat e kalimit kufitar dhe për patrullime të shtuara në kufirin tokësor dhe në atë detar.


Njoftimi i plotë:


Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, në terren dhe në ambiente të mbyllura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku porosi drejtorëve të qarqeve dhe atyre të kufirit, për të kontrolluar ambientet e mbyllura të dyshuara për kultivim të kanabisit, për kontroll të përjavshëm të terrenit, për kontrolle në bazë të analizës së riskut në pikat e kalimit kufitar dhe për patrullime të shtuara në kufirin tokësor dhe në atë detar.

bottom of page