Si krimi po e “mbyt” ekonominë!
- Editor 1
- Jul 1
- 5 min read

Tentakulat e krimit të organizuar po shtrihen në mbarë botën, të forcuara nga konfliktet e armatosura në rritje, krizat e ndryshme, si dhe një panoramë globale që i ka vënë nën presion demokracitë. Asnjë vend nuk është i imunizuar.
Aktivitetet e paligjshme, shkaktojnë kosto prej më shumë se 19 trilionë dollarësh (më shumë se PBB-ja e Kinës), ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe investimet, dhe thellojnë pabarazinë.
Tentakulat e krimit të organizuar po shtrihen në mbarë botën, të forcuara nga konfliktet e armatosura në rritje, krizat e ndryshme, si dhe një panoramë globale që i ka vënë nën presion demokracitë. Asnjë vend nuk është i imunizuar.
Sipas Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar (GI-TOC), gati 83 për qind e popullsisë së planetit jeton në vende me nivele të larta dhune. Prania e tij, mund të ndihet nga pyjet e dendura të Amazonës dhe hapësirat kibernetike të Evropës Lindore, deri tek portet e zhurmshme, zonat e tregtisë së lirë të Gjirit Persik dhe parajsat e fshehura tatimore të Trekëndëshit të Artë të Mekongut.
Trafikantët e qenieve njerëzore, falsifikuesit, trafikantët e drogës dhe kriminelët kibernetikë, po veprojnë si lojtarë të rinj financiarë dhe kapitalistë sipërmarrës, duke diktuar ekonomitë e paligjshme, teksa po rritet ndjeshëm ndikimi i tyre në ekonominë globale.
“Është një botë e errët, e cila ka pasoja të mëdha për jetën tonë”, thotë David Luna, drejtor ekzekutiv i Koalicionit Ndërkombëtar Kundër Ekonomive të Paligjshme në Uashington, dikur ish diplomat dhe zyrtar i sigurisë kombëtare.
Sipas tij krimi dhe dhuna janë të ngulitura në shoqëri dhe pengojnë rritjen ekonomike, ngadalësojnë investimet dhe shkaktojnë më shumë pabarazi. Kjo mbështetet nga të dhëna konkrete. Vitin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport mbi Amerikën Latine, që tregonte se vrasjet ishin rritur me 10 për qind në rajon, ndërsa aktiviteti ekonomik kishte rënë me 4 për qind.
Nëse lajmet që lidhen me krimin rriten me 10 për qind, prodhimi industrial bie me 2.5 për qind. Pra frika vjen me një çmim dhe ndikon shumë tek vendimet financiare. Ekonomia e paligjshme është tepër e vështirë për t’u matur. Gjithsesi ka disa vlerësime dhe ato janë tronditëse.
Kështu, OKB arriti në vitin 2018 në përfundimin se kostot vjetore nga korrupsioni arritën në 3.6 trilionë dollarë. Indeksi i Paqes Globale 2024 i Institutit për Ekonomi dhe Paqe llogarit edhe kostot indirekte. Pra ndikimet afatgjata, siç është humbja e produktivitetit që vjen nga efektet fizike dhe psikologjike të krimit dhe ndikimi i tij në perceptimin e qytetarëve për sigurinë, dhe efektet e lidhura me të si dhe përfitimet që mund të gjenerohen duke devijuar shpenzimet nga burgjet, (për shembull) në alternativa më produktive.
Dhe grupi i ekspertëve me seli në Sidnej, theksoi në vitin 2023 se ndikimi i dhunës në ekonominë globale ishte 19.1 trilion dollarë, një shifër që tejkalon edhe PBB-në aktuale të eurozonës dhe madje edhe atë të Kinës, ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Ajo është e barabartë me 13.5 për qind të gjithë pasurisë globale, ose 2.380 dollarë për çdo njeri në planet. Kjo shumë ka pësuar rritje nga 17.2 trilionë dollarë që u vlerësua dëmi në vitin 2008, kryesisht për shkak të humbjeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake.
Në 10 vendet ku krimi pati ndikimin më të madh në ekonomi - Ukraina, Afganistani, Koreja e Veriut, Somalia, Kolumbia, Republika Qendrore Afrikane, Sudani, Qiproja, Burkina Faso dhe Palestina - efekti mesatar arriti në 37.4 për qind të PBB-së në vitin 2023.
Ndërkohë midis 10 vendeve më paqësore, të cilat përfshijnë Madagaskarin, Indonezinë, Irlandën dhe Tanzaninë, mesatarja e dëmit ishte 3 për qind. Askush nuk është i sigurt nga rrjetet ilegale. Në BE, gati 70 për qind e rrjeteve kriminale, përdorin pastrimin e parave dhe 60 për qind mbështeten tek korrupsioni si një faktor lehtësues kryesor. Krimi është i ndërlidhur dhe shpesh me natyrë transnacionale, thotë Claudia Helms, drejtoreshë për Amerikën Latine dhe Karaibet në organizatën kërkimore Global Financial Integrity (GFI) me seli në Uashington. Krimi financiar, është bërë një arenë kryesore për aktivitetin kriminal.
Helms thotë se kriptomonedhat janë shndërruar në një mënyrë popullore për të financuar terrorizmin. Krimet financiare përfshijnë gjithçka, nga evazioni financiar tek përvetësimi. Ai është shumë i globalizuar, dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në 70 për qind të shteteve anëtare të OKB-së.
“Krimi i organizuar nuk vepron i vetëm. Trafikimi i qenieve njerëzore është i lidhur me trafikimin e drogës dhe korrupsionin, gjë që mundëson rrjedhën e financave”, thotë Marcela Hernández, drejtoreshë programi në GFI.
Spanja është një vend në të cilin hyn shumë drogë nëpërmjet tregtisë ndërkombëtare, nëpërmjet porteve të Barcelonës dhe Valencias, por edhe nëpërmjet rrugëve midis Afrikës dhe brigjeve të Andaluzisë. Meksika është renditur nga disa organizata si vendi më i dhunshëm dhe i pasigurt në botë, edhe pse aktualisht nuk është në luftë. Ndërsa konflikti në Gaza i ka marrë jetën më shumë se 61.000 njerëzve, Meksika regjistron çdo vit rreth 26.000 vrasje kryesisht për shkak të krimit të organizuar. Instituti për Ekonomi dhe Paqe, vlerëson se kjo kushton vendit rreth 235 miliardë dollarë, ose 18 për qind e PBB-së.
Aktiviteti ekonomik vendas, ndikohet shumë nga krimi i organizuar dhe investitorët e huaj përballen me vështirësi në të bërit biznes. Ndërkohë në Itali, krimi i organizuar nuk është vetëm një trashëgimi historike, por një ekonomi paralele moderne me duart e saj në shumë sektorë të rëndësishëm. Mafia si Ndrangheta kalabreze, Cosa Nostra siciliane, Camorra napolitane dhe Sacra Corona Unita në Puglia jo vetëm që zhvatin para, kryesisht nga bizneset lokale, por bëjnë investime, pastrojnë fonde dhe deformojnë tregjet përmes ekonomisë së tyre paralele.
Llogaritja e kostos së këtij aktiviteti kriminal, është po aq e vështirë sa edhe zhdukja e tij. Po studime të ndryshme nga Banka e Italisë, Drejtoria Kombëtare Antimafia apo Shoqata e Artizanëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, bien dakord se ndikimi ekonomik i krimit të organizuar në Itali i tejkalon 40 miliardë dollarë çdo vit. Nga ana tjetër, rritja e sofistikimit të sulmeve kibernetike e ka shndërruar Azinë në epiqendrën e një industrie globale kriminale që dëmton ekonomitë, e gërryen besimin institucional dhe lë pas një numër viktimash që shkon përtej atyre që humbasin paratë.
Sipas Cybersecurity Ventures, krimi kibernetik do t’i kushtojë botës 10.5 trilionë dollarë deri në fund të këtij viti. Nëse do të ishte PBB-ja e një vendi, kjo shumë do ta bënte atë ekonominë e tretë më të madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Në Azi gjendet më shumë se gjysma e përdoruesve të internetit të planetit (2.6 miliardë njerëz), dhe 460 milionë prej tyre ndodhen në Azinë Juglindore. Mashtrimi dixhital, përfaqëson tashmë një kërcënim strukturor për ekonomitë aziatike. Sipas raportit të fundit mbi mashtrimet në Azi të hartuar nga Aleanca Globale Kundër Mashtrimeve, vetëm në vitin 2024, konsumatorët e kontinentit humbën 688 miliardë dollarë në të gjitha llojet e mashtrimeve dixhitale. Kjo shifër përbën 2/3 e dëmit global nga mashtrimet online.
Afrika është pas Azisë, kontinenti me nivelet më të larta të krimit në botë. Faktorët që ndikojnë, kanë të bëjnë me pabarazinë dhe varfërinë, urbanizimin e shpejtë dhe shpesh kaotik, numrin marramendës të të rinjve me një shkallë papunësie marramendëse, për të mos përmendur dobësinë e shteteve që përballen me korrupsionin.
Përveç kësaj, konfliktet afatgjata si ato në Kongo dhe ato më të fundit në Sudan dhe Sahel krijojnë një mjedis ideal për grupet kriminale
Comments