Kur dimri po ikën, Qendra Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi” bën tenderin e lëndës ngrohëse. Por drejtoresha Silvana Bala kalendari ka vetëm një stinë. Shqetësimi i saj i vetëm është të xhirojë paratë tek llogaritë e biznesmenëve të sprovuar në tenderat e saj.
Prokurimi i fundit i firmosur në janar të këtij viti nga Bala ka numrin e referencës REF-91086-12-14-2023 dhe ka si objekt “Blerje lëndë djegëse për ngrohje, pellet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.
Është marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara”, me afat 24 muaj nga lidhja e MK.” E pra, marrëveshje të thella abuzuese me një operatorë, që vazhdojnë e edhe pse ligji kërkon zhvillimin e garave me konkurrencë të fortë.
Ndërkohë, Alcani vazhdon të marrë pjesën e tortës së fondeve të Shëndetësisë, edhe pse është person me precedent penal. Kujtojmë se në 2023, ALCANI u denoncua se kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga një tender me vlerë 1 milionë euro.
Epo në vendin tonë çudia më e madhe tre ditë zgjat!
Kujtojmë se paraardhësi i drejtoreshës Bala në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Petraq Kapisyzi është kallëzuar në Prokurori nga KLSH për kryerjen e procedurave fiktive në prokurime me qëllim favorizimin e operatorëve ekonomikë të caktuar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik dhe për pasojë kishte konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal. Ai dha dorëheqje në vitin 2021.
Praktika e shpërdorimit të fondeve në tendera të manipuluar vazhdon aktualisht me firmën e drejtoreshës Silvana Bala.