Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Sipas MSH nga 130 teste të kryera, vetëm 2 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 130 testime, nga të cilët 2 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë e Durrësit dhe Vlorës.
Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,751 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 27 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 2Të shëruar në 24 orë 13Të shtruar në spitale 4Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 130
Testime totale 2,039,684Raste pozitive 333,490Raste të shëruara 329,751Raste Aktive 141Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 117Fier 7Vlorë 5Berat. 3Korçë. 3Lezhë. 2Shkodër. 2Durrës. 2