Pas një auditimi të thelluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Ardian Koni, për afera dhe shkelje të rënda me administrimin e pasurive me vlerë 140 milionë euro, që i janë sekustruar dhe konfiskuar krimit.
Teksa ministri i Brendshëm Taulant Balla ende nuk ka firmosur shkarkimin e Ardian Konit, zbulohen të tjera afera të rënda të ‘xhepit’ të krimit, i cili u ka rikthyer bosëve të drogës pasuritë që u ka konfiskuar drejtësia, në forma të ndryshme dhe të paligjshme.
Krahas zhdukjes së 20 makinave luksoze të konfiskuara, Koni me grupin e tij kanë tjetërsuar dhe rikthyer në duart e subjketeve të ligiit anti-mafia si hotele, pallate, apartamente, makina, troje etj., duke ia dhënë me qira vetes së tyre, të besuarve të figurave të krimit të organizuar dhe në disa rastei kanë kaluar në duart vetë figurave të krimit me kontrata qiraje, në kundërshtim flagrant me ligjin.
Pra, SPAK dhe GJKKO kanë sekustruar dhe konsifkuat pasuri me vlerë dhjetëra miliona euro, ndërsa Ardian Koni me grupin e tij ua kanë rikthyer në gjendjen e mëparshme.
I konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’, Klement Balili vijon të gëzojë dhe administrojë nga burgu pasuritë që i sekustruan Krimet e Rënda në 2017 dhe 2018.
12 apartamentet kontrollohen nga Balaili përmes njerëzve të tij të besuar, ku në këmbim si ryshfet ka dhënë disa apartamente. Një gjyqtar i korruptuar, i implikuar në këtë mega skandal ka marrë disa aparatamente të Balilit.
Skandali më i madh konsiston tek hoteli “Santa Quaranta”, në Sarandë.
Në konflikt flagrant interesi, hotelin e Balilit e kanë marrë me qira Erion Ricku dhe Arjan Baçi, të cilët kanë qenë pjesë e konisionit për vlerësimin e çmimit të tregut të këtyre pasurive, komision i ngritur pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Ricku dhe Baçi janë pjesë e AAPSK, të besuar të Ardian Konit dhe të Klement Balilit. Erion Ricku dhe Arjan Baçi me miratimin dhe në koordinim me Balilin dhe Konin po menaxhojnë pasuritë e konfiskuara nga drejtësia si produkt i trafikut të drogës.
Nuk kuptohet se çfarë faktesh të tjera pret Prokuroria për të nisur hetimet dhe pse po heziton Taulant Balla për të shkarkuar Ardian Konin.
Abuzime të tjera
Raporti thekson se në pesë procedura prokurimi për shitjen e pronave të konfiskuara nga gjykatat është gjetur diferencë e madhe mes fondit limit të përllogaritur dhe vlerës së kontratës fituese.
Sipas KLSH, kartelat e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në fund të dhjetorit të vitit të kaluar nuk përmbajnë ekstraktet bankare dhe kartelat e inventarit të pasurive sipas administratorëve të tyre, nuk gjenden procesverbalet dhe mungon organizimi e dokumentimi i veprimeve kontabël të aktivitetit të administratorëve që janë ngarkuar për këto prona.
Zhduken 24 makina
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skandal që përfshin Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, për zhdukjen e disa prej makinave që u janë sekuestruar kriminelëve. Sipas raportit të siguruar nga mediat, bëhet fjalë për 24 mjete të sekuestruara në vitin 2022 që nuk rezultojnë në magazina.
“Nga auditimi i të dhënave të vëna në dispozicion nga përgjegjësi i sektorit të marrëdhënieve me institucionet, çështjeve juridike dhe provave materiale të AAPSK-së, gjendja e automjeteve të marra në dorëzim nga administratorët deri më datë 31.12.2022 rezulton si vijon: 23 automjete të konfiskuara dhe 80 automjete të sekuestruara.
Ndërkohë, sipas përgjegjësit të magazinës gjendja e automjeteve deri më datë 31.12.2022 rezulton: 79 automjete të sekuestruara/konfiskuara të magazinuara. Pra, 24 automjete nuk rezultojnë të jenë dorëzuar nga administratorët në ambientet magazinuese të AAPSK-së, në kundërshtim me pikën 1, të nenit 20, të ligjit 34/2014, i ndryshuar dhe pikën 7, të nenit 14, të Rregullores së Brendshme të AAPSK,” thuhet në raport.
Sipas KLSH, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ka mungesë totale të displinës financiare.
“Për vitet 2018, 2019 dhe 2021 nuk është kryer inventarizimi fizik i pronave dhe llogarive në administrim të AAPSK, duke sjellë risk të humbjes apo tjetërsimit të tyre në kundërshtim me ligjin,” vijon raporti.
Gjithashtu, raporti ka konstatuar se shumë nga projektet e financuara përmes Fondit të Posaçëm për rehabilitimin e viktimave nga krimi kanë shkelje të rënda dhe abuzime financiare.