Skandal në SPAK/ Hakerohen kompjuterët e prokurorëve, vidhen informacione sekrete
- Editor 1
- Apr 3
- 2 min read

Kush është personi që hyri te kompjuterët e 3 prokurorëve të SPAK...Një skandal i rëndë ka shpërthyer në SPAK. Edhe pse janë hedhur miliona për mbrojtje kompjuterike, në fakt sistemi i Prokurorisë së Posaçme është hakeruar.
Sipas gazetarit Arsen Rusta, disa javë më parë, pas mesnate, sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.
Personi që kishte arritur të depërtonte ishte Arnold Rrokaj, i cili tashmë është arrestuar. Ai ka hyrë te kompjuterët e prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.
Këta tre hetues po punojnë mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.
Menjëherë pas sinjalit të alarmit, agjentët e BKH-së dhe stafi i Teknologjisë së Informacionit u paraqitën në punë atë mesnatë. Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj, ish zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij.
Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e një zyrtari të burgjeve, si dhe te një zyrtar i lartë në Ministrinë e Bujqësisë.
Ky i fundit u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit. Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar.
Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua aksesimi nga Rrokaj i rrjetit të laboratorit sekret dhe kompjuterëve të drejtuesve të SPAK. Ky skandal dhe ndërhyrje e paautorizuar është ende duke u hetuar. Ndërsa disa materiale rezultojnë të kenë përfunduar edhe tek telefona politikanësh
Comentarios