top of page

Skandali më Malësinë e Madhe, jepen pa garë 650 mln lekë për riparimin e një rruge.


Shpërdorim lekësh pa asnjë problem në Malësinë e Madhe, sidomos tani që Tonin Marinaj mori mandatin e ri. Menjëherë kryebashkiaku ka nisur nga aferat në prokurime. Më datë 26 qershor 2023 është mbyllur tenderin me objekt “Sistemim Asfaltim Rruga Koplik-Sterbeq-Jubice-Kamice”.


Është një rrugë vetëm 6 kilometra që lidh këto fshatra dhe ka nevojë për rikonstruktim. Një shtresë asfalt i kushton gjysmë miliard lekë taksapaguesve.



Kjo ndodh kur tenderët firmosen me qëllime abuzuese. Kështu është përpiluar edhe super tenderi i kësaj rruge, i cili ka marrë “Red Flag” nga portali monitorues “Open Data Albania”. Në dokument shkelja e parë që evidentohet është mungesa e konkurrencës.


Në fakt kanë qenë 9 firma që kanë shfaqur interes, por 8 janë përjashtuar menjëherë nga gara, duke lënë në fuqi vetëm ofertën e bashkimit të operatorëve Laçaj shpk & Nika shpk.


Oferta e tyre kapte vlerat 600 milionë lekë, pra sa 84% e fondit limit. Kjo shumë parash, në shpërfillje të ligjit, lëvrohet në momentin që është firmosur kontrata dhe do të shpenzohen vetëm për 3 muaj punë.


Në fakt, ky nuk është rasti i parë, sepse Shpresa Nika njihet tashmë për përfitimet e shumta nga bashkitë, më së shumti nga ajo e Tiranës. Kështu, edhe këtë kontratë Nika e ka përpirë pa u munduar fare.


bottom of page