top of page

Skandali me Portin e Durrësit/ Berisha: Presidenti kërkoi të tërheqë NATO-n në këtë aferë korruptive


Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli sërish në mbledhjen e grupit parlamentar për aferën e Portit të Durrësit.


“Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë sot. Shkon të paktën 5 miliardë euro. Dhe mobilizon të gjithë shtetin e tij njëpartiak në funksion të kësaj afere.


E dëgjuat Presidentin e Republikës? Çfarë kuptuat nga vizita e tij në selinë e NATO-s? Kërkesën për të tërhequr NATO-n në aferën korruptive të spostimit të Portit të Durrësit në Porto Romano.


Unë këtu i deklaroj NATO-s, se kjo parti që ka qenë promotore e anëtarësimit të vendit në NATO, është e gatshme që t’i ofrojë NATO-s, çdo lehtësi në vend. Por e fton të ketë kujdes nga kjo organizatë politike mafioze, që po transferon portin me qëllimin e vetëm për të plaçkitur të paktën 5 miliard euro me projekte me konto offshore.



Së fundmi, gjithçka në mbështetje të kandidatëve tanë të fitores. U kemi paraqitur kandidatë në mënyrën më transparente.

Kudo që shkon, e kemi ballin e hapur.

Por ata duan mbështetjen tuaj më të fuqishme çdo orë, çdo ditë që të ecim të sigurt drejt fitores,” tha Berisha.



bottom of page