Skandali me tenderin e qenve/ Jep llogari në SPAK zv.kryetari i bashkisë së Kukësit
- Infrared Infrared
- Aug 4, 2023
- 1 min read

Granit Gjana, zv.kryetari i bashkisë së Kukësit, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Gjana është thirrur nga SPAK në lidhje me skandalin e tenderit të qenve.
Marrja e tij në pyetje nga SPAK vjen rreth dy muaj pas bërjes publike të videoskandalit të Safet Gjicit.
Kujtojmë se më 16 qershor, në rrjetet sociale u publikua një video, ku Safet Gjici, së bashku me shtetasen Alma K., kryenin akt seksual në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.
Alma K. kishte një aktivitet për mbrojtjen e kafshëve dhe në zyrën e Safet Gjicit kishte shkuar të dorëzonte një projekt për të marrë fonde.
Në video shihej se si pas aktit seksual, Gjici bisedonte me Alma K. për tenderin e qenve të rrugës dhe udhëzonte nënkryetarin Granit Gjana të ndiqte hapat ligjorë për projektin.
Më pas, vajza shkonte në zyrën e Gjanës dhe merrte udhëzimet për dokumentat që duheshin, dorëzonte letrat dhe në fund largohej nga ndërtesa e Bashkisë së Kukësit me konfirmimin se do të merrte tenderin.