top of page

Skandali tek Onkologjiku, Kreshnik Spahiu: Pse qeveria Rama heshti kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitale?


Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar skandalin tek Spitali Onkologjik, ku mjekët nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Në emisionin 'Sot Live' me gazetarin Nertil Agalliu, juristi u shpreh se qeveria heshti kur KLSH denoncojë korrupsionin në spitale.  

Sipas tij, nëse ka subjekte që janë objekt i veprimtarisë së SPAK, atëherë SPAK duhet ta marr këtë çështje në hetim.Pse qeveria hesht kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitalin Onkologjik. Populli duhet të dijë pse Rama nuk mbledh partinë dhe të merret me këtë çështje, pse nuk merret me problemet kryesore që shqetësojnë popullin. Pse qeveria nuk e kanë prioritet shëndetësisë edhe pse premtoi shëndetësi falas, kur sot është me e paguara në vend. SPAK duhet ta marr këtë çështje si hetim nëse ka subjekte që janë hetim, ose objekt i veprimtarisë së SPAK. Ministria Shëndetësisë ka pasur dijeni dhe me moskryerjen e detyrës të këtij dikasteri ka lënë që situata të rrëshqas deri këtu. Në spitalet spitale më mirë mos të shkosh sepse ta përshpejtojnë, situata po agrvaon shumë keq”, tha ai.

bottom of page