top of page

Skema/ Të përfshira edhe bashkëshortet! Me automjet 117 mijë euro, si Kristian Boçi pastronte para!

Prokuroria e Tiranës ka vënë nën sekuestro pasurinë e Kristian Boçit, biznesmeni që ishte përfshirë në skemën e pastrimit të parave, me 6 të tjerë të dënuar për drogë në Belgjikë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Boçi zotëronte edhe një automjet tip Benz me vlerë 117 mijë euro.


Të përfshira në këtë skemë kriminale janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre, citon prokuroria.

“Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre”.


Pasuritë e sekuestruara të Kristian Boçit:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;



– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;


– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.



bottom of page