Ministria e Shëndetësisë dhe degët e saj vijonë çdo javë të kalojnë para publike në llogaritë e grupit mafioz “Ndreaghet’a”, përfaqësuar nga Besnik Halili.Teksa SPAK po heton prej tre vitesh skemën e korrupsionit të Ogerta Manastirliut, Albana Koçiut dhe Nikut të mafies italiane, ky i fundit ka nisur lëvizjet për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor, ka përgatitur një plan B për arratisje, ndërsa vijon të përlajë miliona euro me tendera të paracaktuar me pazar në tavolinë, me urdhër nga qarqet mafioze dhe politike, me ofertë fituese sa fondi limit, pra duke zbatuar një skemë të mirëfillë korruptive dhe mafioze.
Fatura e kësaj skeme me kompaninë “GTS-Gazra Teknik Shqiptar”, vetëm gjatë 4 vitet e fundit, është 50 milionë euro, përmes 200 tenderave të dyshuar korruptivë. Rezultojnë mbi 3 600 transaksione financiare nga sektori i shëndetësisë, duke kaluar dhjetëra milionë euro në llogaritë e kompanisë së Nikut të Ndreaghet’aNga rreth 200 tendera që ka përlarë kompania “GTS-Gazra Teknik Shqiptar”, 64 tendera me vlerë 22 milionë euro i ka ‘fituar’ në bashkëpunim me kompaninë serbe Messer Albagaz me pronar në letra gjermanin Stefan Alexander Messer, drejt të cilës Ministria e Shëndetësisë dhe degët e saj kanë kryer rreth 3 mijë transaksione gjatë 4 viteve të fundit.Nëse GTS konsiderohet si e mafies italiane Ndragheta, fijet e Messer Albagas në Shqipëri dyshohet se i luan Ardian Strazimiri, pêrmes Ela Strazimirit, ndonëse në letra pronar i kompanisë rezulton gjermani Stefan Alexander Messer, ndërsa administrator është rusiVladimir Vladimirov.
Në kuadër të procedimit penal nr.17, i datës 25.01.2021, me prokuror të çështjes Sotir Kllapi dhe që ka agazhuar rreth 20 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në maj të këtij viti janë ushtruar kontrolle dhe janë kryer sekuestrime pikërisht tek një Ardian Strazimiri, një pesonazh i nëntokës së skemave të mashtrimit dhe pastrimit të parave, administrator dhe bashkëaksioner i kompanisë “Sofigaz”, por që dyshohet ka lidhje edhe me kompaninë Messer Albagas, që po hetojet për korrupsion dhe pastrim parash.
BKH-ja ka marë telefonin dhe kompjuterin e Ervin Tushes, i cili është hartuesi i specifikimeve teknike tek çdo procedurë prokurimi të fituar më pas nga GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.
Një tjetër emër që i është marë telefoni dhe kompjuterat janë Migel Zallëmi, shefi i financës së shoqërisë “Messer Albagaz”, e cila siç e thamë më lart në shumë raste është fituese e tenderave në shoqërinë G.T.S, ku së bashku hynin në formën e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë.
Stojan Angjellari, në cilësinë e menaxherit teknik të kompanisë “Messer Albagaz”, i është marë telefoni dhe kompjuteri.
Kontroll i është bërë dhe Ela Strazimirit, specialistes së financës së shoqërisë “Messer Albagas”, e cila ka qënë në dijeni të transaksioneve fiktive të bëra midis shoqërive “Messer Albagas” dhe “G.T.S”.
Messer Albagas dhe G.T.S, pjesë e të njëjtit kartel, kanë marrë në formë bashkimi mbi 22 milionë euro tendera për oksigjen nga Ministria e Shëndetësisë, me pazar në tavolinë, me oferta gati sa fondi limit, duke korruptuar zyrtarë të ministrisë.
Disa nga tenderat me vlerë miliona euro janë firmosur nga Joana Duro, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, e arrestuar nga SPAK për korrupsion.
Tendera me vlerë miliona euro janë firmosur nga Geraldina Prodani, bashkëpunëtore e ish ministres Ogerta Manastirliu, nyja e aferave dhjetëra milionë euro në tre ministri, Shëndetësi, Financa dhe aktualisht në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ende nuk është goditur nga SPAK, edhe pse ka pastruar paratë e korrupsionit duke i investuar në pasuri të palujtshme nga ish Blloku deri në PalasëNë total dy kompanitë, bashkë dhe të veçuara kanë marrë rreth 50 milionë euro tendera.
Prapaskena mëson se bëhet fjalë për një organizatë mafioze, fijet të cilës shtrihen nga Tirana, mafia milaneze, Gjirokastra, Serbi, Maqedoni, Janinë, Athinë dhe Gjermani.
Nëse BKH do të thellohet në lëvizjet e parave të kompanive Messer Albagas, G.T.S dhe Sofigaz, në skenën e pastrimit të parave dhe faturimeve fiktive do të dalë edhe kompania AP OIL, me nipt L73318601G, themeluar në 2017, me zyra qëndrore në Gjirokastër, me administrator dhe bashkëpronar Albert Kaçi, një rrufjan i kamufluar kaburantesh dhe ‘ujk i vjetër’ i skemave të mashtrimit me TVSH.Bashkëpronari tjetër është Prio Bare, i skeduar nga organet hetimore për kontrabandë masive nafte dhe thyerjen e embargos ndaj Rusisë, por që i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit ligjor.
Albert Kaçi është kunati i Artan Gjokajt, i cili sipas dosjes së SPAK rezulton dora më e besuar e Arben Ahmetajt për pastrimin e parave, aferat me pasuritë publike, fshehjen e pasurive, menxhimin e bizneseve, lëvzjen e parave, organizimin e udhëtimeve jashtë vendit, mbylljen e pazareve etj.
Në bazë të indicieve dhe disa dokumenteve, hetuesit e BKH të hetojnë transaksionet mes kompanisë Messer Albagas, pjesë e kartelit, dhe kompanisë AP OIL të Albert Kaçit, sidomos nga viti 2019 deri në vitin 2024.
A i ka faturur Messer Albagas kompanisê AP OIL oksigjen dhe O2? A janë fatura reale apo fiktive? Kush përfiton nga këto faturime? Ku përfundojnë paratë?
A shkojnë më pas paratë në thesin e madh të Artan Gjokajt, i cili po bën ndërtime në Janinë, nën direktivat e ustait të tij, Arben Ahmetaj?
A është rastësi që Edi Rama i besoi Ahemtajt edhe menaxhimin e parave të pandemisë?
Një hetim më i thelluar do të përfshinte verifikimin e shitjes së bombulave të oksigjenit në kohën e Covit dhe nëse janë pastruar miliona euro.
Në letrat e transaksioneve shfaqet edhe Kosta Sotiri, i fabrikës së Glinës në Gjirokstër, me faturimet e gazit karbonik.