Armando Subashi është ndër kryebashkiakët më të vlerësuar në rang republike dhe këto zgjedhje dhe sipas sondazheve reale, pritet që rezultati i fitores të jetë më i lartë se në zgjedhjet e fundit. Vlerësimi për punën e bërë përgjatë këtyre viteve, e ka kthyer ndër kryebashkiakët më popullor për shkak jo vetëm të angazhimit në infrastukturën e qytetit i cili ka ndryshuar rrënjësisht, por edhe në aspektin social. Kjo për faktin se përgjatë këtyre viteve, nuk ka qënë kryebashkiaku tipik me roje ngado , me rrobat firmato duke i bërë karshillëk qytetarëve apo i distancuar nga komunikimet me ta. Subashi, gjatë gjithë kohës , ka reflektuar një figurë pozitive si përpara fushatës por edhe pas . Gjithashtu, është i vetmi kryebashkiak që ruan traditat dhe kulturën e myzeqesë nëpërmjet organizimeve që nuk ka lidhje me fushatat elektorale. Këto janë vetëm disa prej pikave që e çojnë kryetarin aktual të bashkisë, në një mbështetje masive nga ana e qytetarëve. Në ditët e fundit të fushatës, figura të dështuara brënda PS , duke nisur nga ish-kryetari i Bashkisë i cili mbahet mënd për vendosjen e një globi të ndryshkur si qokë për mikun e tij politikan, përpiqen ta përbaltin por duket se çdo lëvizje është e kotë . Sado që të shkruhet për sondazh fallso kundër Subashit 3 ditë përpara zgjedhjeve, duket se në sondazhet e vërteta , numri i votave do të jetë shumë herë më i madh se i të dy kundërshtarëve politike të bërë bashkë.
top of page
bottom of page