top of page

“Sot kalon vendimi për 6 mln euro”/ Berisha: Gledis Nano u shkarkua për Amant Josifin! Baronët e…


TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit është Flamur Noka.

“Kjo s’ka asnjë diskutim”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se Gazment Bardhi është kreu i Grupit.


“Sekretari i Përgjithshëm i PD është Flamur Noka, kjo s’ka asnjë diskutim. Bardhi është kreu i Grupit parlamentar dhe po shkojmë drejt bashkimit, në një proces serioz i cili ka një mirëpritje të gjerë nga demokratët”,tha Berisha.


TIRANË- Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sërish skandalin e lirimit të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit nga Taulant Balla. Berisha tha se lirimi i shoferit tregon se megaoperacioni ishte bllof.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Dy fjalë për të ashtuquajturin operacion të fundit. Së pari, dënoj lirimin nga Taulant Balla të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit, i cili i arrestua si trafikant droge bashkë me kushëririn e tij.

Policia në komunikatën e vet nuk njoftoi se është shofer i shefit të komisariatit Skuraj, se drogën ai e bënte për llogari të shefit të komisariatit. Kushëriri i tij ishte po ashtu punëtor që punonte për Skurajn. Lirimi i tyre tregon se çfarë bllof-operaiconi është ky.

Nuk po ndalem te fakti tjetër se asnjë nga baronët e drogës nuk janë cenuar aspak. Nuk po ndalem aspak te fakti se ata 200 mund të jenë 15. Nuk janë të zotë të shpallin listën e emrave të arrestuar, siç e kanë detyrim. Nuk e shpallin dot se është listë e formuluar në zyrën e Taulant Ballës për të mashtruar popullatën dhe komunitetin ndërkombëtar. Por opozita është këtu për të bërë transparencën dhe për të denoncuar ata.


TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se protestat e opozitës do të nisin shumë shpejt. Ai tha se kur protestat të nisin, nuk do ndalojnë.

Pyetja- A keni një plan konkret? Kur grupimi juaj do i nisë protestat?

Berisha: Partia do të nisë protestat. Por, përpjekjen e opozitës duhet ta marrim si një proces. Nuk është kjo një protestë që do të fillojë sot, do rrijë disa orë aty dhe pastaj do të shpërndahet. Kjo do jetë protestë e një lloji tjetër. Kjo kërkon një përgatitje të plotë, në radhë të parë psikologjike, politike, të gjithanshme. Pastaj kur të fillojë, nuk duhet të ndërpritet. Sepse, nuk ka diskutim që thelbi i të gjithë përpjekjes së opozitës është mbrojtja e lirive të qytetarëve shqiptarë, votës së tyre, rikthimin i këtyre të drejtave.

Qytetari shqiptar përballet sot me probleme shumë të dhimbshme, të cilat ndoshta në një mënyrë a tjetër, edhe ia sfumojnë interesin për lirinë. Por, ne jemi këtu dhe do bëjmë gjithçka t’i bindim ata se të gjitha këto që ndodhin, kanë emërues të përbashkët mungesën e lirisë së tyre në çdo aspekt. Nëse opozita heq dorë nga kjo, firmos për të qenë fasadë e një regjimi që bazohet mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.


TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi arrestimin e Amant Josifit. Gjatë konferencës së përjavshme, ai deklaroi se “Gledis Nano dhe Helidon Bendo u shkarkuan për shkak të skemës piramidale të Olsi Ramës dhe Amant Josifit”.

FJALA E BERISHËS:

Skema piramidale e Olsi Ramës dhe Amant Josifit shkon në një vjedhje prej 2.4 miliardë euro.

Kjo skemë piramidale, në të cilën thuhet se janë vjedhur mbi 200 mijë qytetarë europianë në Spanjë, Gjermani dhe Itali, është realizuar nga i quajturi grup Milton, i cili kishte 15 qendra call-center në Ukrainë, Gjeorgji dhe në Shqipëri. Por, për habinë tuaj, vend lider ishte Shqipëria. Nga 15 qendra që kishte piramida Milton, 6 apo 40 përqind i kishte në Shqipëri.

Shërbimet partnere prej kohësh u përpoqën që në Shqipëri të bëjnë hetime, kjo ishte krejtësisht e pamundur sepse grupi Milton në Shqipëri ishte direkt në patronimin e Olsi Ramës, për rrjedhojë të Edi Ramës. Përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, hasën në shkarkimin e tyre. Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai, informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura.

Helidon Bendo, edhe ai duket se largimi me urgjencë nga SHISH, ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar.

Grupi i gazetarëve investigativë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është marrë gjerësisht me hetimin e këtij problemi. Grupi i gazetarëve vendosi të shtrinte investigimin edhe në Shqipëri. Aty thonë se gjetën heshtjen e pazakontë nga policia shqiptare dhe SPAK. Këta gazetarë trima dhe guximtarë, më 15 dhjetor 2022, publikuan në internet shkrimin: Kërkohet ish-zyrtari shqiptar në lidhje me mashtrimin në call-center. Ata shkruajnë se u gjetën të shokuar nga mungesa e kooperimit të autoriteteve shqiptare, të cilat rrinin të heshtura. Artikulli lë të kuptohet se Amant Josifi gëzonte mbrojtje nga lart.


TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj se do të kalojë në mbledhjen e këshillit vendimin për 600 milionë lekëve të tjera për kompaninë e inceneratorit të Tiranës. Berisha ka akuzuar kreun e bashkisë së kryeqytetit se do të kalojë në mbledhjen e këshillit vendimin për 600 milionë lekëve të tjera për kompaninë e inceneratorit të Tiranës. Ai u bën thirrje këshilltarëve të opozitës që të mos lejojnë asnjë mbledhje me dyer të mbyllura.

DEKLARATA E BERISHËS:

Çdo ditë që kalon, amnistia e Erion Veliajt nxin si monumenti më i shëmtuar, më i turpshëm i kontrollit të drejtësisë, i triumfit të padrejtësisë. Erion Veliaj kërkon të kalojë sot në një mbledhje të mbyllur dhe më këtë rast u bëj thirrje këshilltarëve të opozitës, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, të mos lejojnë mbajtjen e asnjë mbledhje të këshillave bashkiakë me dyer të mbyllura.

Duke mbyllur sallat e parlamenteve lokale, kryetarët mafiozë duan të fshehin krimet e tyre të vazhdueshme

Iu bëj thirrje medieve, të përcjellin çdo mbledhje këshilli bashkiak kudo që zhvillohen.

Iu bëj thirrje qytetarëve që të imponohen me protesta të të gjitha formave, që mafiozët të mos mbyllin mbledhjet e këshillave bashkiakë. Nxin çdo ditë e më shumë monumenti i turpit i amnistisë së Erion Veliajt.

Sot ai kalon në këshill bashkiak vendimin për 600 milionë të tjera për kompaninë e tij, me pronarë në letra Zoto dhe Mërtiri. 6 milionë euro kalon ky mafioz, duke zhvatur qytetarët shqiptarë me tarifën 29 euro toni, kur kontrata parashikon 11 euro. Erion Veliaj, çdo ditë që kalon, është një aktakuzë e rëndë për SKAPin e partisë dhe kontrollin e tij nga Edi Rama.

Qytetarët duhet ta dinë se këto 6 milionë euro, ku i ka marrë do thoni ju? 430 milionë lekë i ka marrë nga arsimi i fëmijëve, i ka marrë nga zëri i arsimit në buxhet. I ka hequr.

130 milionë lekë ka hequr nga fondi i emergjencës. Por këto do presësh kur Skapistët marrin përsipër krimin e shëmtuar të amnistimit të tij. Pra, merr fondin e emergjencës dhe e çon te sipërmarrja e tij, merr fondin e vogëlushëve, dhe e çon te sipërmarrja e tij. Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve për ta kapur për zverku dhe për ta çuar aty ku e ka vendin, te dera e burgut. Sepse nëse presim për SKAPin, ju garantoj se ai do bëhet edhe kryeministër i Shqipërisë në mendjen e tij.


Erion Veliaj është mafiozi që vendosi të heqë dorë nga praktika e mëparshme e trajtimit të plehrave me landfill- veçim, seleksionim dhe riciklim dhe të kalojë me djegie.

Askush në Shqipëri nuk mund të vendoste përveç atij. Erion Veliaj është falsifikatori monstruoz, ka paguar në emër të Këshillit Bashkiak për të paguar një ndërmarrje që nuk ekzistonte. Erion Veliaj është iniciatori i përdorimit të koncesionit privat për trajtimin e plehrave të Tiranës, në dallim nga dy djegësit e tjerë, të Fierit dhe të Elbasanit. Erion Veliaj është përgjegjës për tetë pikët që iu dhanë një kompanie që nuk ekzistonte.

Erion Veliaj, i amnistuari i SKAPit, heq nga fondet e arsimit, 430 milionë lekë dhe i inkason në sipërmarrjen e tij.


Kjo është një histori kriminale, që duhet të marrë fund.

bottom of page