top of page

Sot mblidhet Kuvendi, pritet miratimi i fondit 100 milionë lekë për financimin e zgjedhjeve

Si çdo të enjte deputetët sot në orën 10:00 do të mblidhen në Kuvend për seancën plenare ku do të diskutojnë një sërë projektligjesh.

Gjatë seancës do të diskutohet projekvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes 2023”. Fondi është përcaktuar të jetë në vlerën e 100 milionë lekëve.

Gjithashtu, mes pikave për të cilat do të diskutohet është edhe projektligji për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna, projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”.


bottom of page